Kulturë

Saimir Pirgu

Tenor

Tenori shqiptar me famë botërore, Saimir Pirgu, do të prezantohet me «Rigoletto» në Shtëpinë e Operës në Cyrih. Ai përgjatë këtij muaji do të prezantohet me tri koncerte. I pari do të jetë më 12 janar, për të pasuar më pas më 18 janar dhe i fundit për muajin janar do të jetë ai i datës 24.

Ndërkaq, Pirgu para audiencës zvicerane do të prezantohet edhe më 2 shkurt. Kjo do të jetë paraqitja e parë për këtë vit e tenorit me famë botërore, i cili përgjatë vitit të shkuar ka shënuar edhe një ndër sukseset më të mëdha të paraqitjeve skenike, në krah me partnerë të dëshmuar të skenës së operës ndërkombëtare, duke përfshirë Domingon. Ai gjatë vitit të kaluar është shpërblyer me çmimin «Pavarott d’Oro».

Më shumë për koncertet e Saimir Pirgut klikoni këtu:

sam3

 Biografi e shkurt

  • Emri MbiemriSaimir Pirgu
  • Prejardhja:Elbasan-Shqipëri
  • Profesioni:Tenor
  • Kontakti www.saimirpirgu.com