Pronar

Pleurat  Shabani

Ndërmarrës

Bëhet fjalë për vodkën “Konik’s Tail”, e njohur si polake, por që i përket Pleurat Shabanit me origjinë nga Prishtina e Kosovës. Vodka është votuar si lloji “më i dashur” i vodkës mes 50 bareve kryesore të botës.

“Nuk jam i pranishëm, madje në shumë prej tyre, ndaj edhe jam shumë i befasuar”, thotë ai, transmeton “Shekulli”.

“Rivalët e mi janë të gjithë marka multimilionëshe. Biznesi im jam vetëm unë“, tha Shabani.

Çmimi i ndarë nga publikimi i industrisë “Drinks International”, tregon se Shabani sheh kërkesa për vodkën e tij, që aktualisht është në dispozicion vetëm në Britaninë e Madhe, që vijnë nga qytete që përfshijnë New Yorkun dhe Moskën. Shabani, i cili ende nuk e ka punësuar punëtorin e parë, tha se është në bisedime me agjencitë e eksportit dhe do t’i duhet të gjejë financim “për të përmbushur kërkesën dhe për të shfrytëzuar momentin”, që erdhi nga suksesi i tij i arritur. Kur Shabani fillimisht shkoi për të kërkuar financim për të çelur kompaninë e tij, ai u refuzua nga pothuaj “çdo firmë nga lista e Asociacionit të Ndërmarrjeve Britanike për Tregtim Kapitali” dhe nga shumë investitorë privatë, po ashtu. Investitorët thanë se Shabani ka “mungesë përvoje” dhe po përpiqej të hynte në një treg të tejngopur të vodkës, ku do të kishte nevojë për një buxhet shumë të madh marketingu, për të hapur çfarëdo tregtie.

I patrembur, ai e financoi biznesin e tij me një rreth të vogël “miqsh dhe familjarësh”, duke mbledhur rreth 250.000£ dhe më pas vetëm nga hyrjet. “Kam bërë gjithçka me aq para sa për një lidhëse këpuce dhe kam harxhuar zero para për marketing”, tha ai. Pasi kaloi disa muaj duke e përpunuar recetën – që përfshinte edhe kampim në pyjet polake për të gjetur përbërësit e duhur – ai me punë të lodhshme i ndërtoi marrëdhëniet me baret kryesore të Londrës dhe me shitësit e pijeve alkoolike. Dukja e shishes është dizajnuar nga Hugh Laurie, i cili ia ka bërë këtë si nder – bashkëshortja e Shabanit dikur ka punuar si asistente personale e aktorit – por ai nuk e shfrytëzoi fort këtë përkrahje. “Preferoj që vetë pija të flasë për veten”. Ai tani prodhon 400 pako me nga nëntë litra të pijes në vit dhe furnizon 600 bare dhe shitës të specializuar në tërë Britaninë. “Konik’s Tail” (“Bishti i Konikut”) ishte po ashtu vodka më e shitur në Selfridges gjatë periudhës së Kërshëndellave.

 Biografi e shkurt

  • Emri MbiemriPleurat  Shabani
  • Prejardhja:Kosovë
  • Vendi ku vepron:Londër-Britani
  • Profesioni:Ndërmarrës
  • Kontakti www.konikstail.com