E martë, 21 Maj, 2013 - 14:14
Subscribe to Syndicate
download

Në Panairin më të madh të librit në botë lexohet edhe shqip

16.10.2012 - 08:33

Shumëkush prej jush në evenimente të ndryshme e ka përjetuar Shqipërinë në krye të listës së tabelave, qofshin ato orientuese, statistikore apo radhitje në ndonjë përfaqësim apo prezantim me karakter ndërkombëtar. Po kështu ishte edhe në panairin më të madh të librit në botë në Frankfurt të Gjermanisë. 

E para në tabelën orientuese të botimeve internacionale, falë renditjes alfabetike, figuronte  Shqipëria, përkatësisht Albania dhe fare pranë saj dihej që duhej të ishte pashmangshëm edhe Kosova, kështu që mjaftonte numri orientues i Shqipërisë për t’iu futur kërkimit në sallat pambarim të mëdha, e me një prezencë gati holliwudiane të shteteve të zhvilluara evropiane, por edhe tejatlantike, si Brazili e kështu me radhë. 

Kosova dhe Shqipëria ishin të vendosura bashkë në një stendë të varfër me libra, ku më shumë se librit vëmendje nëpërmes një ilustrimi të madh të figurave të shquara kombëtare në mes me logon e përzgjedhur për të festuar 100-vjetorin i ishte kushtuar festës së madhe shqiptare,100 vjet shtet.

Dhe, si për ironi, ndonëse renditja alfabetike Serbinë do të duhej ta vendoste dikund tjetër, prezenca e stendës serbe ishte pranë asaj shqiptare, kroate, sllovene e kështu me radhë. Fqinjët e Ballkanit ishin prapë bashkë, mirëpo secili me histori më vete e më të dhimbshme se njëri-tjetri që as në arenën ndërkombëtare nuk arrinin t’i shmangen dot njëri-tjetrit. Ndërkohë që në stendën e Kosovës, në kohën kur ne po i vizitonim, ishte paraparë promovimi i librit me poezi të autorës Sevëme Fetiqi. Libri „Imazhe të ringjallura“ nga recensentët në terma e fjalë të mëdha u vlerësua si libër me poezi mjaft të mira, ndonëse në pjesën më të madhe të fjalimeve nuk dëgjohej ajo që thuhej për shkak të zhurmës së madhe që mbretëronte në këtë panair.  Në hapje të promovimit të librit, kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjermani, Hasan Qyqalla, ndër të tjera lexoi disa vargje të përzgjedhura nga libri „Imazhe të ringjallura“, kurse mbi veprën dhe jetën e autorës foli kolegu i saj, Sadik Krasniqi. Sevëme Fetiqi u tha se është lindur më 7 maj 1961 në Vushtrri. Ka studiuar mjekësinë në Prishtinë. Kurse ky është libri i i saj i tretë. Veprat e botuara të autorës janë „Kurorë e kaltër“, „Dëshmia e kthimit tim“ e prezantime të tjera me vlerë. 

Konzulli i Kosovës në Frankfurt, Astrit Zemaj, përshëndeti mysafirët në emër të institucioneve të  Republikës së Kosovës. Ai tha të jetë i nderuar e i privilegjuar që në këtë përvjetor të shtetit shqiptar në stendën e Republikës së Kosovës e madhështon prania e shumë artistëve dhe shumë shkrimtarëve, të cilët jetojnë dhe veprojnë këtu në Gjermani.

„Ky është një fakt tejet i veçantë se diaspora kosovare, diaspora shqiptare prezenton një ndër vlerat më të mëdha, të cilat ka krijuar kombi ynë pavarësisht se në çfarë rrethanash ka kaluar në njëqind vjetët e fundit“, u shpreh Astrit Zemaj.  Koordinatori i panairit, Besian Zeneli, tha që prezantimi i librit në këtë panair që nga paslufta e këtej ka krijuar një traditë që përcillet edhe sot. „Ne prezantohemi si Kosovë në kuadër të 126 shteteve sa marrin pjesë këtu. Domethënë është panairi numër një në botë sa i përket madhësisë dhe vëmendjes së botës që ka dhe se normalisht që edhe Kosova duhet të jetë në mesin e kulturave botërore“, tha mes tjerash Besian Zeneli, që është edhe përfaqësues i shtëpisë botuese „Buzuku“.

Përderisa interesimi i vizitorëve për librin shqiptar në një panair të stërmbushur me njerëz dukej i zbehtë, Zeneli u shpreh se është relativ, „mirëpo qëllimi ynë kryesor është që t’i tregojmë botës se kush jemi“, tha ai. Nërsa shumë më zbehtë dukej në pjesën tjetër të stendës shqiptare të shtëpive botuese nga Shqipëria „Botimpex“ dhe „Onufri“. Përveç tre përfaqësueve të mërzitur, nuk dukej të sillej njëri aty për një kohë të gjatë.

Njëri nga përfaqësusit e „Botimpex“ tha që interesimi i vizitorëve është nën përqindjen një. Shqiptarët thuajse nuk dukeh fare këtej, u shpreh duke mos dashur të kapte objektivi i fotoaparatit të albinfos.

Reklamë

Reklamë

Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli tha se regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra
Ikja e “trurit” shqetëson Maqedoninë Autoritetet në Maqedoni po shqyrtojnë mundësitë për të parandaluar migrimin jashtë vendit. Sipas Eurostat-it, brenda 14 vjetësh nga Maqedonia kanë ikur 10 % e popullatës
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)
Frasses
Keystone
Vrasje për hakmarrje? Kjo vrasje e cila ka tronditur qytetarët e këtij kantoni, për faktin se ekzekutimi ka ndodhur në prani të gruas dhe fëmijëve, duket se gjenezën e ka në Kosovë

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds, light rain
  • 11 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 13:20

Prishtinë

Few clouds
  • 25 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 14:00

Cyrih

Broken clouds, light rain showers
  • 11 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 13:20

Shkup

Clear sky
  • 28 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 13:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj