Shqipëria

Wizz Air pritet të hapë edhe linjën Tiranë-Londër

Kompania njofton se do t’i shtojë katër aeroplanë të rinj flotës deri në qershor 2018, duke hapur kështu edhe 5 destinacione të reja. e që janë: Qipro, Sllovaki, Estoni, Ukrainë dhe Shqipëri

Linja e fluturimeve ajrore me buxhet të ulët, Wizz Air, njoftoi se do të zgjerojë operacionet në bazën në aeroportin Luton në Londër. Kompania njofton se do t’i shtojë katër aeroplanë të rinj flotës deri në qershor 2018, duke hapur kështu edhe 5 destinacione të reja. e që janë: Qipro, Sllovaki, Estoni, Ukrainë dhe Shqipëri.

Gjithashtu, avionët do të përdoren për të rritur edhe frekuencën e udhëtimeve në destinacionet popullore si Izraeli, Rumani dhe Kosovë. Fluturimet nga Tirana për në Londër tashmë janë shfaqur në portalin zyrtar të Wizz Air, por pa datat e udhëtimeve, të cilat mësohet se do të kenë një itinerar prej 4 fluturimesh në javë.

Çmimet sigurisht do të jenë të ulëta edhe duke u bazuar në ato nga Prishtina drejt Londrës që pritet të nisin nga 35 euro.