Shqipëria

Xhafaj i pakënaqur me policinë e Vlorës

"Konstatojmë me keqardhje se disa ngjarje kriminale në Vlorë kanë mbetur ende pa autor. Kjo është shqetësuese"

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte në Vlorë ku shprehu shqetësimin rreth disa ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur kohëve të fundit.

“Konstatojmë me keqardhje se disa ngjarje kriminale në Vlorë kanë mbetur ende pa autor. Kjo është shqetësuese. Nuk jemi të kënaqur me punën e drejtorisë vendore në Vlorë. Besoj se drejtori i Përgjithshëm do të marrë masat e duhura. Në Vlorë ka disa ngjarje kriminale dhe vrasje të pazbuluara çka nuk ndodh ne qarqet e tjera”, ka thënë ministri Xhafaj në analizën e punës së Drejtorive Vendore të Policisë Vlorë dhe Fier.

Xhafaj ka theksuar gjithashtu se prioritet mbetet lufta ndaj krimit të organizuar dhe grupeve kriminale.