Maqedonia
Xhaferi: Maqedonia duhet të votojë pro Kosovës në Unesco
“Nuk ka alternativë tjetër për UNESCO-n, pasi Maqedonia ka pranuar pavarësinë e Kosovës dhe nuk ka arsye të sillet ndryshe në kontekst të marrëdhënieve ndërkombëtare"
Kreu i kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në një intervistë për televizionin publik të Kosovës ka deklaruar se Maqedonia do të votojë për pranimin e Kosovës në UNESCO, nga se nuk ka alternativë tjetër.
“Nuk ka alternativë tjetër për UNESCO-n, pasi Maqedonia ka pranuar pavarësinë e Kosovës dhe nuk ka arsye të sillet ndryshe në kontekst të marrëdhënieve ndërkombëtare, edhe përkundër asaj që Serbia kërcënohet me masa reciprociteti në lidhje me çështjen e emrit”, theksoi Xhaferi.
Ndërsa ka folur edhe për marrëdhëniet me Shqipërinë ku tha se raportet institucionale mes dy vendeve janë në nivel të duhur.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe