Sport

Xhaka: Asgjë nuk mund të na ndalë

“Asgjë nuk mund të na ndalë Fitore e merituar në kushte shumë të vështira”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka është shprehur shumë i lumtur për fitoren e fundit ndaj Zvicrës, shkruan albinfo.ch.

Zvicra fitoi 3:0, duke vazhduar rekordin me 100 % në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”.

“Asgjë nuk mund të na ndalë. Fitore e merituar në kushte shumë të vështira”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale.

Zvicra është e para në grup me 21 pikë, tri më shumë se Portugalia, derisa ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë ndaj Letonisë më 3 shtator.