Sport

Xhaka asiston për Arsenalin

Po zhvillohej minuta e gjashtë, kur Xhaka nga një rivënie këndore i mundësoi golin e parë “Topçinjve"

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka asistuar në golin e parë të skuadrës së tij në përballjen me Crystal Palacen në xhiron e 24-të në Premier Ligë.

Po zhvillohej minuta e gjashtë, kur Xhaka nga një rivënie këndore i mundësoi golin e parë “Topçinjve”, shkruan Albinfo.ch.

Ai asistoi për Nacho Monrealin.

Xhaka ishte i rëndësishëm edhe në golat tjerë për Arsenalin.  Ai mori pjesë edhe në golin e tretë duke krosuar për Monrealin që me një prekje i mundësoi golin Laurent Koscielnyt.

Pas 25 minutash lojë, Arsenali po fiton 4:0.