Sport

Xhaka dëshmoi pse është i nevojshëm për Arsenalin

Edhe pse skuadra e tij pësoi humbje të thellë, Xhaka kishte 80 % të pasimeve të sakta, derisa rikuperoi disa topa në mesfushë

Arsenali humbi nga Bayern Munich 5:1, por Granit Xhaka u rikthye në fushë. Ai është suspenduar në Angli me katër ndeshje për shkak të një kartoni të kuq.

 

Megjithatë, në ndeshjen e fundit, Xhaka dëshmoi se pse është kaq i nevojshëm për skuadrën e tij, shkruan ‘paininthearsenal.com’.

 

Edhe pse skuadra e tij pësoi humbje të thellë, Xhaka kishte 80 % të pasimeve të sakta, derisa rikuperoi disa topa në mesfushë.

 

Gjithashtu në krahasim me bashkëlojtarët e tij në mesfushë, Xhaka ishte ndër më të dalluarit. Ai dëshmoi se i ka munguar shumë fusha e gjelbër dhe është i gatshëm për aksion.