Sport

Xhaka dhe Ajeti në formacionin e javës në Zvicër

Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti janë zgjedhur në formacionin e javës në Zvicër nga ‘Blick’

Dy futbollistët shqiptarë, Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti po shkëlqejnë në Superligën zvicerane. Ata janë zgjedhur në formacionin e javës nga ‘Blick’, përcjell albinfo.ch.

Në ndeshjen e fundit, Baseli mundi Thunin 2:1, ku Ajeti shënoi një gol, derisa Xhaka shkëlqeu në fushë.

Ky ishte goli i dytë për sulmuesin shqiptar në dy ndeshje të zhvilluara për Baselin, prej kur është transferuar nga St. Gallen në Basel.

Edhe Xhaka është në top formë, derisa në mesjavë ishte zgjedhur edhe në formacionin më të mirë të Ligës së Kampionëve, pasi shënoi ndaj CSKA Moskës në Rusi.

Në 11-shin e javës janë: Heinz Lindner (Grasshoppers), Yeltsin Tejeda (Lausanne), Elton Monteiro (Lausanne), Cédric Zesiger (Grasshoppers), Samuele Campo (Lausanne); Michel Aebischer (Zoung Boys), Taulant Xhaka: (Baseli), Davide Mariani (Lugano), Albian Ajeti (Baseli) dhe Mohamed Elyounoussi (Baseli).