Sport

Xhaka dhe Mustafi festojnë me shqiponjë

Dy futbollistët shqiptarë janë shprehur shumë të lumtur me këtë triumf ndërsa Mustafi ka postuar një fotografi, ku ai dhe Xhaka bëjnë shqiponjën me duar

 

Dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi kanë fituar trofeun e parë me Arsenalin, duke triumfuar në Kupën e Anglisë, siç njihet FA Cup, shkruan albinfo.ch.

 

Xhaka luajti nga fillimi dhe ishte ndër futbollistët më të mirë në fushë, kurse Mustafi nuk luajti për shkak të lëndimit.

 

Dy futbollistët shqiptarë janë shprehur shumë të lumtur me këtë triumf, derisa Mustafi ka postuar një fotografi, ku ai dhe Xhaka bëjnë shqiponjën me duar.

 

“Akoma të lumtur për fitoren e djeshme”, ka shkruar Mustafi në “Facebook”.