Sport

Xhaka, dirigjent në mesfushë me pasime të sakta

Në kualifikimet e Botërorit, Xhaka renditet i katërti me pasime, kurse para tij janë vetëm ylli gjerman, Toni Kroos (826), Kimmich (818) dhe Sergio Busquets (809). Granit Xhaka ka bërë 806 pasime me Zvicrën

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka është njëri ndër lojtarët më të vlerësuar në Evropë, sa i përket pasimeve të sakta, shkruan albinfo.ch.

Në kualifikimet e Botërorit, Xhaka renditet i katërti me pasime, kurse para tij janë vetëm ylli gjerman, Toni Kroos (826), Kimmich (818) dhe Sergio Busquets (809).

Granit Xhaka ka bërë 806 pasime me Zvicrën, duke qenë ndër mesfushorët më të mirë në Evropë.

Por, kjo vlen edhe për kampionatin anglez, sepse Xhaka është ndër mesfushorët me më shumë pasime.

Xhaka ka 492 pasime, dhe prej tyre 83 % janë të sakta.

Pata tij janë vetëm Fernandinho me 507 pasime, Nicolas Otamendi 504 dhe David Silva me 499.