Sport

Xhaka e Shaqiri në mesin e yjeve refugjatë

“BBC” ka bërë një renditje me futbollistët që janë të njohur dhe që familjet e tyre janë refugjate. Në mesin e shumë yjeve janë edhe Xhaka e Shaqiri

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri nuk janë vetëm idhuj të tifozëve shqiptarë, por edhe më gjerë. Ata të dy janë me prejardhje nga Kosova dhe familjet e tyre u larguan për shkak të luftës drejt Zvicrës.

 

“BBC” ka bërë një renditje me futbollistët që janë të njohur dhe që familjet e tyre janë refugjate. Në mesin e shumë yjeve janë edhe Xhaka e Shaqiri, përcjell albinfo.ch.

 

“BBC” shkruan më tej se këto familje janë larguar nga lufta dhe kanë vazhduar të kontribuojnë në futboll, posaçërisht në Britani të Madhe.