Sport
Xhaka edhe gazetar
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, përveç që është një luftëtar në fushë, dhe një ‘humorist’ jashtë saj, mund të jetë edhe gazetar, shkruan albinfo.ch.
Skuadra e Baselit ka shkuar për t’i zhvilluar përgatitjet në Marbeja të Spanjës, derisa Xhaka merr mikrofonin e televizionit të klubit dhe bën rolin e gazetarit.
Taulanti është gjithnjë i hareshëm, duke sjellë atmosferë pozitive te shokët në skuadër.
Rolin e gazetarit e provoi edhe Fabian Frei, i cili kishte një ‘detyrë’ më të vështirë për të bërë disa pyetje, derisa Xhaka ‘shpëtoi’ me një njoftim në minutat e para të videos.
Baseli përfundoi stinorin vjeshtor në vendin e dytë me 38 pikë, dy më pak se lider Young Boys.
Basel synon të mbrojë titullin, derisa në muajin shkurt do të ndeshet me Manchester Cityn në 1/8 e finaleve në Ligën e Kampionëve.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit