Sport

Xhaka falënderon tifozët

“Dëshiroj nga zemra të përshëndes të gjithë tifozët e mi për mbështetjen e dhënë!!! Është një ndjenjë e papërshkrueshme të mbash në dorë kupën e Zvicrës nga viti 2012 e deri tani. Faleminderit të gjithëve”, ka thënë Xhaka

 

Sezoni 2016-17 ishte shumë i suksesshëm për skuadrën e Baselit, që fitoi titullin e kampionit dhe Kupën, shkruan albinfo.ch.

 

Njëri ndër më të merituarit është edhe mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka. Ai ka falënderuar të gjithë tifozët për përkrahjen që i kanë dhënë.

 

“Dëshiroj nga zemra të përshëndes të gjithë tifozët e mi për mbështetjen e dhënë!!! Është një ndjenjë e papërshkrueshme të mbash në dorë kupën e Zvicrës nga viti 2012 e deri tani. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Xhaka në “Facebook”.

 

Basel nuk po ka konkurrencë në Zvicër, kurse njëri më të merituarit për këto suksese është edhe mesfushori kuqezi.