Sport

Xhaka feston me shqiponjë dhe Noyzin

Zvicra të dielën në mbrëmje ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, pasi barazoi pa gola ndaj Irlandës Veriore, i mjaftoi për t’u kualifikuar në Botërorin e vitit të ardhshëm.

Në Botëror do të jetë të paktën edhe pesë futbollistë shqiptarë si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi, shkruan albinfo.ch.

Xhaka ka treguar për festën në zhveshtore në rrjetet sociale. Ai ka postuar një video të shkurtën në “Instagram” së bashku me mbrojtësin 22-vjeçar Manuel Akanji, ku në sfond dëgjohej një prej këngëve të reperit shqiptar Noyzi.

Në një moment Akanji bashkon duart duke formuar shqiponjën, e cila është simboli i shqiptarisë.

https://vid.me/Uuycf