Sport

Xhaka fiton ‘betejën’ me Shaqirin

“Një fitore shumë e rëndësishme dhe plotësisht e merituar. Gjithashtu ishte një ndjenjë e veçantë që luajta kundër shokët tim të Kombëtares (Xherdan Shaqiri)”, ka shkruar Xhaka në “Facebook” pas ndeshjes

Arsenali i Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit ka shënuar fitoren ndaj Stoke Cityt të Xherdan Shaqiri, shkruan albinfo.ch.

 

Arsenali fitoi në udhëtim 4:1, derisa të tre futbollistët shqiptarë ishin në fushë. Kjo fitore e ndihmon shumë skuadrën londineze në garë për një vend që siguron në Ligën e Kampionëve.

 

Xhaka pas ndeshjes ka thënë se ishte fitore e rëndësishme dhe një ndjenjë e veçantë kundër shokut të tij, Xherdan Shaqiri. “Një fitore shumë e rëndësishme dhe plotësisht e merituar. Gjithashtu ishte një ndjenjë e veçantë që luajta kundër shokët tim të Kombëtares (Xherdan Shaqiri)”, ka shkruar Xhaka në “Facebook” pas ndeshjes.