Sport

Xhaka fiton me Arsenalin në Community Shield

Xhaka, i cili u paraqit për 90 minuta, asistoi në golin e vetëm të Arsenalit, të cilin e realizoi Sead Kolasinac në minutën e 82-të

Granit Xhaka ka triumfuar me Arsenalin në Community Shield, pas fitores në penalti ndaj Chelseat.

Fituesi i Kupës FA dhe ai i Premier Ligës barazuan 1 me 1 pas kohës së rregullt.

Xhaka, i cili u paraqit për 90 minuta, asistoi në golin e vetëm të Arsenalit, të cilin e realizoi Sead Kolasinac në minutën e 82-të. Për Chelsean shënoi Moses.

Në penalti “Topçinjtë” fituan 4 me 1 për trofeun e radhës.

Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi nuk u paraqit në ndeshje.