Sport

Xhaka i jep fund beqarisë

Granit Xhaka fejohet me shqiptaren Leonita nga Gjermania

Futbollisti kosovar i përfaqësues zvicerane Granit Xhaka nuk është më single. Mesfushori i Monchengladbach gjatë ditës së sotme i ka dhënë fund beqarisë duke shkëmbyer unazat me vajzën shqiptare e cila ditë më parë ishte parë në stadium ku ishte për të përcjellë ndeshjen ku luante Graniti. Sipas medieve kosovare, vajza quhet Leonita, 22 vjeçare dhe jeton në Ruhr të Gjermanisë.

Fejesa e çiftit është bërë në ambiente familjare ku të pranishëm kanë qenë anëtarë nga familja Xhaka dhe nga familja e nuses, si dhe disa futbollistë.

Ndërkaq sigurisht se nuk ka munguar edhe vëllai i Granitit, Taulanti i cili luan për kombëtaren shqiptare.