Sport

Xhaka, i lumtur me golin e parë (video)

Ky ishte goli i parë në fanellën e Arsenalit për futbollistin shqiptar, i cili u transferua te londinezët për 45 milionë euro

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka shënuar golin e parë në fanellën e Arsenalit. Ai realizoi në fitoren e Arsenalit prej 4:1 ndaj Hull Cityt, shkruan albinfo.ch.

Xhaka ka realizuar në minutën e 92-të nga rreth 30 metra, duke realizuar një gol shumë të bukur.

Ky ishte goli i parë i tij në fanellën e ‘Topçinjve’, që e bën shumë krenar, por shpreson që të mos jetë i fundit.

“Një fitore e merituar. Ju lumtë djem. Shumë i kënaqur të jem pjesë e kësaj fitoreje duke dhënë kontributin tim të përkushtuar. Shumë krenar të jem pjesë e Arsenalit dhe që shënova golin tim të parë, që shpresoj të mos jetë goli im i fundit për këtë ekip të mrekullueshëm”, ka shkruar Xhaka në ‘Facebook’. Atë e ka uruar pas ndeshjes edhe bashkëlojtari i tij te Arsenali, Shkodran Mustafi. Të dy janë transferuar në Arsenal gjatë verës.

 

https://www.youtube.com/watch?v=aG8sPnmbdtY