Sport

Xhaka, i pakënaqur me De Biasin, tregon për problemet në Kombëtare

“Unë ju garantoj se nuk kam asnjë problem, por problemi është direkt me trajnerin Di Biasin i cili për mua ma ka me të padrejtë pa asnjë arsye, kam qenë një lojtar titullar në kombëtaren time dhe me mish e me shpirt kam luajtur për flamurin dhe atdheun tim, dhe deklarata e tij se më ka mbrojtur tregon se ai nuk thotë të vërtetën por i lakon gjërat”, deklaroi Xhaka

Mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka ka reaguar rreth situatës së fundit, ku është larguar nga Kombëtarja shqiptare drejt Bazelit, njofton albinfo.ch.

Xhaka ka thënë se fajtor për këtë situatë është trajneri Gianni De Biasi, derisa gjithmonë ka luajtur me zemër për kuqezinjtë.

Ja mesazhi i plotë i Xhakës

“Jam shumë i zhgënjyer me deklaratën e trajnerit te kombëtares që nuk thotë të vërtetën. Unë Taulant Xhaka do ta  them të vërtetën se jam plotësisht i zhgënjyer kur trajneri De Biasi thotë se ika në Bazel për sepse kisha problem, unë ju garantoj se nuk kam asnjë problem, por problemi është direkt me trajnerin Di Biasin i cili për mua ma ka me të padrejtë pa asnjë arsye, kam qenë një lojtar titullar në kombëtaren time dhe me mish e me shpirt kam luajtur për flamurin dhe atdheun tim, dhe deklarata e tij se më ka mbrojtur tregon se ai nuk thotë të vërtetën por i lakon gjërat. Unë kam kërkuar nga ai që të bisedojmë që të më japë arsyen pse unë nuk jam titullar por ai me ironi nuk më tregon asnjë arsye, por as që do të dëgjojë mendimin tim. Unë nuk kam filluar të luaj sot, por jam prej një kohe të gjatë profesionist dhe unë i respektoj mendimet e trajnerit, por në këtë rast ai nuk ka pas arsye të mbrojë po vetëm të vërtetën ta thotë. Mënyrën dhe sjelljen e tij nuk konceptoj dot, mua më dhimbset Shqipëria dhe populli im, kurse trajnerit i dhimbsen lekët. Juve fansave kuqe e zi dhe tërë Shqipërisë ju them se më është bërë padrejtësi deri fund”, ka thënë Xhaka për “TCH”.