Sport

Xhaka, i rëndësishëm në fitoren e parë të Arsenalit

Reprezentuesi i Zvicrës asistoi dy herë në fitoren 4 me 3 ndaj Leicester City-t. Për dy minuta, ai asistoi për Aaron Ramseyn ’83 dhe Olivier Giroudin ’85

Mesfushori Granit Xhaka ishte ndër më meritorët për fitoren e parë të Arsenalit në sezonin e ri të Premier Ligës.

Reprezentuesi i Zvicrës asistoi dy herë në fitoren 4 me 3 ndaj Leicester City-t.

Arsenali kaloi herët në epërsi përmes Alexandre Lacazette, por u gjend dy herë në disavantazh, pasi Shinji Okazaki dhe Jamie Vardy e kthyen Leicesterin në lojë. Danny Welbeck barazoi gjithçka në pjesën e parë, por sërish Vardy kaloi Leicesterin në epërsi në fillim të pjesës së dytë.

Por, për dy minuta, Xhaka asistoi për Aaron Ramseyn ’83 dhe Olivier Giroudin ’85 për të kthyer “Topçinjtë” në epërsi dhe për të siguruar tri pikët e para sivjet.