Sport

Xhaka inspirohet nga fansat

Graniti ka postuar një foto në “Facebook” që tregon të dy momentet e takimit me një fans të ri, ndërsa thotë se inspirohet nga ky tifoz. “Asgjë nuk më inspiron më shumë se sa të shoh këtë djalë që më takon përsëri edhe pas disa vjetësh”, është shprehur Xhaka

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka është një futbollist shumë i popullarizuar në Evropë. Ai është shumë i kërkuar në Zvicër, trojet shqiptare dhe Angli, shkruan albinfo.ch.

Megjithatë, atij i ka ndodhur diçka interesante. Xhaka ka postuar një foto në “Facebook” që tregon të dy momentet e takimit me një fans të ri, ndërsa thotë se inspirohet nga ky tifoz.

“Asgjë nuk më inspiron më shumë se sa të shoh këtë djalë që më takon përsëri edhe pas disa vjetësh”, është shprehur Xhaka në “Facebook”.

Xhaka është lojtar kyç në Përfaqësuesen zvicerane dhe njëri nga futbollistët më të kërkuar nga tifozët shqiptarë. Pas kalimit në Arsenal, fama e tij është rritur.