Futboll
Xhaka: Jam gati për sezonin e ri
Pas pesë muajve rikthehet në fushë, dhe atë si kapiten për Baselin
Taulant Xhaka pas pesë muajve është rikthyer në fushën e gjelbër në Kupën e Zvicrës.
Ai ishte kapiten në këtë ndeshje, derisa shprehet i gatshëm për sezonin e ri, pas lëndimit që kishte, shkruan albinfo.ch.
“Nuk ishte e lehtë të jesh kaq gjatë larg fushave të blerta, megjithatë, ndihem shumë mirë. Falënderoj trajnerin për besimin që më ka dhënë”, ka thënë Xhaka për televizionin e Baselit.
Baseli po kërkon titullin, pasi sezonin e kaluar kampion u shpall Young Boys. “Jam gati për sezonin e ri dhe më vjen mirë që skuadra fitoi. Kam ende nevojë për punë që të arrij formën time më të mirë”, u shpreh Xhaka.
Ai pritet të ndihmojë Kombëtaren shqiptare të futbollit në ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve, ku kuqezinjtë do të ndeshen me Izraelin dhe Skocinë.
Shqipëria po përballet me shumë mungesa dhe lojtarë që nuk janë titullarë në skuadrat e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të Gazeta zvicerane shkruan se nëse ka pasur dyshime që Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll nuk bën...
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro
-
52-vjeçari nga Kosova gjen vdekjen në vendin e tij në punës në Itali
-
Shkolla shqipe në SHBA, me qindra nxënës shqiptarë
-
Mbahet takimi i Kolegjit të kirurgëve të Kësovës me kirurgët nga mërgata
Jeta në Zvicër
-
Shtohet edhe një milioner në Zvicër: Fiton Jackpot-in 2.6 milionë franga Është hera e 85-të që një lojtar me fat fiton Jackpot-in e Zvicrës, sipas një njoftimi...
-
Zvicër: Marsi ishte për 2 gradë më i nxehtë
-
Pritet shumë trafik gjatë fundjavës së Pashkëve
-
Qeveria zvicerane refuzon sërish të nënshkruajë traktatin e armëve bërthamore
-
Zvicër: Tani mashtruesit në internet kanë cak nënat