Sport

Xhaka kalon Zvicrën në epërsi

Granit Xhaka ka realizuar në minutën e 18-të, duke shfrytëzuar një gabim të portierit kundërshtar

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka kaluar Zvicrën në epërsi ndaj Hungarisë në kualifikimet për Kampionatin Botëror, shkruan albinfo.ch.

Xhaka ka realizuar në minutën e 18-të, duke shfrytëzuar një gabim të portierit kundërshtar.

Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë futbollistët e vetëm shqiptarë në fushë Zvicrën, derisa Blerim Xhemaili dhe Admir Mehedi janë në bankë, kurse Valon Behrami është i lënduar.

Kur po zhvillohet minuta e 20-të, Zvicra ka shënuar edhe me anë të Frei. Ndeshja e fundit e Zvicrës do të jetë si mysafire e Portugalisë, ku do të vendoset se kush do të kualifikohet direkt në Botëror.