Sport

Xhaka me Baselin fitojnë Kupën e Zvicrës

Në finale, Baseli ka mundur Sionin me rezultat 3:0, duke fituar Kupën, pasi më herët kishte fituar edhe titullin për edicionin e gjashtë radhazi

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, së bashku kanë fituar Kupën e Zvicrës, shkruan albinfo.ch.

Në finale, Baseli ka mundur Sionin me rezultat 3:0, duke fituar Kupën, pasi më herët kishte fituar edhe titullin për edicionin e gjashtë radhazi.

Xhaka luajti nga fillimi deri në fund, derisa u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Ky ishte edhe një trofe për mesfushorin shqiptar dhe skuadrën e Baselit që po dominon pa problem në Zvicër.