Futboll

Xhaka, më i vlefshmi te Zvicra

Gjithnjë sipas të përditshmes spanjolle, futbollisti më i vlefshëm te Zvicra është Granit Xhaka me 40 milionë euro

Kampionati Botëror fillon nesër, derisa janë publikuar edhe futbollistët më të vlefshëm të secilës kombëtare pjesëmarrëse.

Sipas gazetës “AS”, futbollistët më të vlefshëm janë Lionel Messi i Argjentinës dhe Neymar i Brazilit, që vlerësohen me rreth 180 milionë euro, përcjell albinfo.ch.

Gjithnjë sipas të përditshmes spanjolle, futbollisti më i vlefshëm te Zvicra është Granit Xhaka me 40 milionë euro.

Ylli i Arsenalit është më i vlefshëm, derisa gjithashtu mban rekordin në futbollin kur u transferua nga Borussia M. në Arsenal për 40 milionë euro.

Futbollisti me vlerën me të ulët është Anibal Godoy i Panamasë me 800 mijë euro.

Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka vlerë prej 100 milionë euro, kurse para tij janë Kylian Mbappe me 120 milionë euro, Harry Kane me 150 milionë euro, Mohamed Salah me 150 milionë euro, Kevin De Bruyne me 150 milionë euro, Neymar me 180 milionë euro dhe Lionel Messi me 180 milionë euro.