Sport

Xhaka merr numrin që e dëshironte në Arsenal

Ai shtoi se ky numër është bërë shumë i rëndësishëm në familjen Xhak

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka marrë numrin që e ka dashur gjithmonë në Arsenal.

Ai kishte numrin 29 në fanellë, megjithatë, tashmë e ka marrë atë 34, që është shumë i rëndësishëm për të, përcjell albinfo.ch.

Xhaka ka deklaruar për Arsenal TV, se zgjodhi këtë numër pasi ka rëndësi të veçantë për të. “Numri 34 ka rëndësi të madhe për mua. Ishte numri im i parë kur fillova karrierën, po ashtu me këtë numër kam pasur shumë fat. Këtë numër madje e kam edhe tatuazh në shpinë dhe në krahun tim! Vëllai im e mban këtë numër, pasi kur u largova nga Baseli, ai e mori menjëherë atë”, është shprehur futbollisti shqiptar.

Ai shtoi se ky numër është bërë shumë i rëndësishëm në familjen Xhaka.