Futboll

Xhaka mezi pret përballjen me Rodriguezin dhe Milanin

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, thotë se mezi pret që me skuadrën e tij, Arsenal, të përballet me Milanin në Evropa Ligë.

Ai në një postim në rrjete sociale ka shkruar se pret edhe përballjen me shokun e tij te kombëtarja zvicerane, Ricardo Rodriguez që është pjesë e skuadrës italiane.

“Kohë e gjatë pa u përballur me njëri-tjetrin miku im! Mezi pres për këtë ndeshje, jo vetëm përballjen me Milanin, por edhe përballjen me mikun tim”, ka shkruar Xhaka në Instagram, transmeton Albinfo.ch.

Arsenali dhe Milani do të takohen më 8 dhe 15 mars në kuadër të rrethi të 1/8 së finales në Ligën e Evropës.