Sport

Xhaka, Mustafi e Arsenali i kthehen fitoreve

Skuadra londineze fitoi bindshëm 3 me 0 ndaj Bournemouthit

Pas dy humbjeve të njëpasnjëshme në start të Premier Ligës, Arsenali i Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit i është kthyer fitoreve.

Skuadra londineze fitoi bindshëm 3 me 0 ndaj Bournemouthit.

Danny Welbeck me dy gola dhe Alexandre Laccazete me një tjetër i siguruan tre pikët e radhës “Topçinjve”.

Xhaka dhe Mustafi ishin në ekipin bazë të Arsenalit dhe u paraqitën për 90 minuta.