Uncategorized

Xhaka në mesin e ‘Bad Boys’

Granit Xhaka është ndëshkuar shtatë herë me karton të kuq dhe më shumë se ai ka vetëm Yannick Cahuzac i Bastias me nëntë kartonë të kuq

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka njihet si një futbollist luftarak dhe që nuk dorëzohet asnjëherë. Por, ai njihet edhe lojën e ashpër të tij, që ka bërë shpesh herë të ndëshkohet me karton të kuq, shkruan ‘goal.com’.

 

Ai ka hyrë në mesin e futbollistëve më të ashpër apo ‘Bad Boys-Djelmoshat e këqij’.

 

Xhaka është ndëshkuar shtatë herë me karton të kuq dhe më shumë se ai ka vetëm Yannick Cahuzac i Bastias me nëntë kartonë të kuq, përcjell albinfo.ch.

 

Në këtë listë janë futbollistë që janë ndëshkuar me katër kartonë të kuq e më shumë, kurse Cahuzac ka më së shumti, gjithsej nëntë.