Futboll

Xhaka premton një sezon special për vitin e ardhshëm

Mesfushori shqiptar, i cili aktivizohet në Arsenal, Granit Xhaka, synon që në vitin e ardhshëm të ketë një sezon special me skuadrën e tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhaka ka falënderuar tifozët për përkrahje këtë sezon, që në fund solli edhe largimin pas 22-vjetëve të trajnerit Arsene Wenger.

“U desh ta mbyllin sezonin me këtë fitore për ty, për ju, për trajnerin. Faleminderit Arsene. Faleminderit të gjithëve për përkrahje këtë sezon. Ta bëjmë vitin e ardhshëm special për të gjithë ne”, ka shkruar Xhaka, përcjell albinfo.ch.

Arsenali e përfundoi në vendin e gjashtë në Angli, dhe edicionin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Evropës.