Sport

Xhaka rikthehet në Kombëtare

Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka nisur misionin që të rikthejë në Kombëtare Xhakën, i cili ishte i përjashtuar nga tashmë ish-trajneri, Gianni De Biasi

Mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka pritet të rikthehet në Kombëtaren shqiptare, bëjnë të ditura mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.

 

Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka nisur misionin që të rikthejë në Kombëtare Xhakën, i cili ishte i përjashtuar nga tashmë ish-trajneri, Gianni De Biasi.

 

Panucci ka qenë i pranishëm në shkallët e stadiumit “St.Jakob Park” për të ndjekur nga afër Taulant Xhakën, me të cilin është takuar dhe ka patur një bisedë për rikthimin e tij në kombëtare.

 

Megjithëse nuk ishte titullar në këtë ndeshje të Baselit ndaj Luzernit, Panucci është njohur më së miri me aftësitë e Xhakës dhe rolin e tij të rëndësishëm në skuadër dhe menjëherë ka udhëtuar drejt Zvicrës për ta njohur nga afër mesfushorin 26-vjeçar.

 

Ndërrimi i trajnerit në kombëtare është dhe një mundësi e re edhe për Xhakën, i cili gjatë ndeshjeve të muajit qershor u la jashtë liste në formë ndëshkimi për largimin nga kombëtarja.