Sport

Xhaka shënon ndaj CSKA Moskës

Futbollisti shqiptar, Taulant Xhaka ka shënuar një gol mjaft të bukur për Baselin ndaj CSKA Moskës.

Xhaka ka kaluar në epërsi skuadrën zvicerane që po fiton në udhëtim ndaj CSKA Moskës, shkruan albinfo.ch.

Xhaka dhe Albian Ajeti kanë nisur këtë ndeshje nga fillimi për kampionët e Zvicrës, që në takimin e kaluar kishin mundur Benficën me rezultat bindës 5:0.

Ky është goli i parë për Xhakën këtë edicion në grupet e Ligës së Kampionëve. Ai mori një top në mesfushë dhe shënoi një super gol nga rreth 20 metra. Pjesa e parë përfundoi 0:1 për Baselin.

http://www.dailymotion.com/video/x655p28