Uncategorized

Xhaka shënon sërish (video)

Brenda dy ndeshjeve Granit Xhaka ka shënuar dy gola për Arsenalin. Kësaj radhe shënoi në kuadër të Kupës

Mesfushori shqiptar është në top-formë. Xhaka ka shënuar golin e dytë për skuadrën e tij në dy ndeshje radhazi, shkruan albinfo.ch.

 

Granit Xhaka ka shënuar gol duke zhbllokuar rezultatin në ndeshje me Nothigham, ku aktivizohet edhe mesfushori tjetër shqiptar Pajtim Kasami. Xhaka ka shënuar në minutën e 29-të.

 

Ai shënoi me një gjuajtje të fortë nga më larg se 25 metra, i ngjashëm me golin e realizuar ndaj Hull Cityt në Premierligë. Ndeshja është e vlefshme për Kupën EFL, ku Arsenali kaloi tutje. Tre golat e tjerë që i siguruan Arsenalit kualifikimin për në 1/8 e finales në EFL Cup, i shënoi Perez, dy gola, si dhe Oxlade-Chamberlain.

 

https://www.youtube.com/watch?v=xxEpvX-vUv0