Sport

Xhaka: S’ka fëmijë gjatë Botërorit

Granit Xhaka ka thënë se nuk dëshiron që të ketë fëmijë kur të zhvillohet Kampionati Botëror gjatë verës së ardhshme

Granit Xhaka duket se e ka jetën shumë të organizuar. Si në fushë, ashtu edhe jashtë saj, ai nuk dëshiron befasi.

Në një intervistë për ‘Blick’, mesfushori shqiptar ka folur për jetën private, martesën që kishte gjatë verës dhe fëmijën, përcjell albinfo.ch.

“Dasma ka qenë shumë mirë. Gëzimi i prindërve nuk do ta harroj. Kjo ka shumë rëndësi. Nuk ka pasur shumë mysafirë dhe kanë qenë vetëm rrethi i ngushtë. Me rëndësi është që jemi martuar”, ka thënë Xhaka.

Fëmija? “Shpresoj se do të kem së shpejti, por gjatë Kampionatit Botëror. Nuk do të dëshiroja këtë. Ende nuk ka asgjë të re, por duhet plan i mirë për fëmijën”, ka theksuar Xhaka, i cili është martuar gjatë verës me Leonitën.

Kampionati Botëror zhvillohet gjatë verës së ardhshme në Rusi.