Futboll

Xhaka: S’kemi frikë nga Brazili

“Nuk kemi frikë nga Brazili. Është një sfidë e madhe që na pret në Kampionat Botëror", u shpreh Xhaka

Granit Xhaka u rikthye në fushë për Zvicrën në miqësoren ndaj Japonisë, ku helvetikët fituan me rezultat 2:0.

Ai është shprehur i lumtur për këtë fitore. “Kemi gjetur ritmin dhe kemi arritur të shënojmë fitore, pas paraqitjes së mirë ndaj Spanjës”, thekson Xhaka pas takimit në Lugano, përcjell albinfo.ch.

Kjo ishte miqësorja e fundit për Zvicrën para përballjes me Brazilin më 17 qershor, që do të jetë takimi i parë i tyre në këtë Botëror. “Nuk kemi frikë nga Brazili. Është një sfidë e madhe që na pret në Kampionat Botëror. Ne do të luftojmë shumë në këtë ndeshje, dhe duam të japim maksimumin”, nënvizon mesfushori shqiptar.

Kampionati Botëror në Rusi fillon më 14 qershor. Në grupin e Zvicrës përveç Brazilit bëjnë pjesë edhe Serbia dhe Kosta Rika.