Futboll

Xhaka me super gol ndaj Milanit

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka shënuar një super gol ndaj Milanit në 1/8 e Ligës së Kampionëve, shkruan albinfo.ch.

Xhaka realizoi në minutën e 71-të për 2:1 nga më shumë se 20 metra me një gjuajtje të fuqishme, si gjithmonë me të majtën e tij.

Gjuajtjen e tij nuk e ndali as portieri i kuqezinjve, Donnarumma, i cili nuk reagoi në mënyrën më të mirë.

Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi si gjithmonë e nisën ndeshjen nga fillimi për Arsenalin dhe tashmë janë kualifikuar për në çerekfinale të kësaj gare, pasi edhe në takimin e parë kishin triumfuar 2:0. Takimi në Londër përfundoi 3:1.

http://www.dailymotion.com/video/x6gd4mx