Bota

Xhamia në Londër pranon Bitcon-in si donacion

Xhamia e Shacklewell Lane në Hackney njoftoi se shpreson të ngrejë të paktën me 10,000 funte në donacionet e kriptovalutave gjatë Ramazanit, përmes bitcoin dhe ethereum

Një xhami në Londër mendohet të jetë e para në botë që ka pranuar si donacion kriptovalutën Bitcoin, një muaj pasi një studiues islamik deklaroi se kjo kriptovalutë është e lejuar nën Ligjin e Sheriatit.

Xhamia e Shacklewell Lane në Hackney njoftoi se shpreson të ngrejë të paktën me 10,000 funte në donacionet e kriptovalutave gjatë Ramazanit, përmes bitcoin dhe ethereum. Myslimanëve u kërkohet të japin 2.5 për qind të pasurisë së tyre gjatë 30 ditëve të Ramazanit, si pjesë e “zakatit”, shkruan “Independent”, përcjell albinfo.ch.

“Ne jemi duke u përpjekur të apelojmë për një audiencë më të gjerë me paratë e reja”, tha Erkin Guney, kryetari i bordit të administratorëve.

“Është gjë e madhe në botën islame dhe ne kemi krijuar një platformë për myslimanët më të pasur jashtë komunitetit tonë për të ofruar mbështetje dhe dhuruar për xhaminë tonë”, shkruan ‘Scan’.

Muajin e kaluar, Muhamedi Abu Bakar në Indonezi, hulumtoi funksionalitetin e bitcoin dhe të kriptomonedhave të tjera për të përcaktuar nëse ato përputhen me përkufizimin strikt të Islamit për para.

Përfundimi i studimit të tij ishte se bitcoin është e lejuar në parim, pasi është pranuar nga një shumëllojshmëri e gjerë e tregtarëve globalë.