Sport

Xhemaili humb durimin dhe “fiton” dy ndeshje pezullim!

Blerim Xhemaili, futbollisti shqiptar i kombëtares së Zvicrës, që luan për Napolin italian ka marrë një dënim nga komisioni disiplinor i Ligës Italiane. Ai do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme kampionale, që janë një në sezonin pranveror dhe tjetrin, në sezonin vjeshtor.

Dënimi i ka ardhur Xhemailit për shkak të përfshirjes së tij në një konflikt gjatë ndeshjes së Napolit kundër Bolonjës. Në minutën e 89 të ndeshjes së luajtur të dielën, kur skuadra e tij po shënonte humbje 0 me 2, ai humbi nervat.

Kështu, ai me kolegun Morleo u përfshinë në zënkën e cila u kushtoi shumë. Xhemaili mori një karton të verdhë-të kuq ndërsa Morleo të kuq.Xhemailit i ishte tërhequr vërejtja edhe në minutën e 83-të për lojën e tij të ashpër.