Sport

Xhemaili, i jashtëzakonshëm në Amerikë

Blerim Xhemaili shënoi një gol mjaft të bukur në minutën e 51-të, duke i dhënë tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij

Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili po vazhdon të shkëlqejë në kampionatin amerikan, shkruan albinfo.ch.

 

Ai ishte kreator i fitores së fundit të skuadrës së tij, ku Montreal mundi Philadelphia Union me rezultat 2:1.

 

Xhemaili shënoi një gol mjaft të bukur në minutën e 51-të, duke i dhënë tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij.

 

Blerim Xhemaili prej kur është transferuar në Montreal Impact nga Bologna ka shkëlqyer me gola e asistime, ashtu siç kishte shkëlqyer edhe në Itali.