Sport

Xhemaili i lënduar, bie nga kombinimi

Por edhe Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka nuk janë të sigurt për ndeshjen e sontme

Kombëtarja e Zvicrës do të detyrohet që ndeshjen provuese kundër Gjermanisë, sonte, ta luajë pa mesfushorin shqiptar Blerim Xhemailin. Lojtari i Napolit të Italisë ka pësuar të premten një lëndim në nyja gjatë stërvitjeve.

Por edhe dy lojtarët kyq të skuadrës zvicerane, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka nuk janë të sigurt për ndeshjen e sontme. Shaqiri ankohet për një lëndim të lehtë ndërsa që të dy ndjehen të lodhur pas ndeshjeve të fundit kampionale dhe festimeve për titullin dhe kupën.

Po kështu as Gjermania nuk do të mundet të angazhojë përzgjedhjen e saj më të mirë në ndeshjen me Zvicrën. 8 lojtarë të Bajernit ende nuk figurojnë në listë.