Sport

Xhemaili: Jam në formën jetësore

Blerim Xhemaili ka thënë se është në formën jetësore dhe shpreson se kështu do të vazhdojë, si me ekipin e Zvicrës, ashtu edhe me Bolognan

 

Gruaja e tij Erjona e quan ‘sulmuesi im’. Në fakt Blerim Xhemaili është lojtari më në formë në ekipin e Zvicrës, shkruan ‘Blick’, përcjell albinfo.ch.

 

Në fundjavë shënoi dy gola ndaj Chievos, duke ngritur në tetë numrin total të golave këtë sezon në Kampionatin italian. Gruaja e tij, Erjona shkoi në “Instagram”, ‘sulmuesi im’. Në fakt, ai ka shënuar më së shumti gola nga ekipi zviceran. Më shumë se ai ka vetëm sulmuesi Derdiyok, por ai për shkak të lëndimit nuk do të luajë ndaj Letonisë të shtunën.

 

“Jam në formën jetësore”, ka thënë Xhemaili. Për të vitet duket se janë vetëm numër. “Unë gjithmonë kam dhënë maksimumin dhe në këtë sezon po më shpaguhet. Kur ke besimin e trajnerit atëherë je më shumë i motivuar. Si në ekipin tim, si në Kombëtare e ndjej se më besojnë mua”, është shprehur mesfushori shqiptar.