Sport

Xhemaili në Itali, e më pas në Kanada

“Tani do fluturoj për Stamboll dhe do të bisedoj me klubin e Galatasarayt, ku kontrata vlen deri në 2017”, ka thënë Xhemaili

Blerim Xhemaili pritet të lirohet shumë shpejt nga Galatasaray. Ndërkohë, mesfushori shqiptar e ka zgjedhur destinacionin e tij të ri, shkruajnë mediat italiane. Sipas tyre përfaqësuesi zviceran nuk do të kthehet në Genoa, ku e kaloi një sezon huazimi, shkruan albinfo.ch.

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia ka vendosur t’i bashkohet Bologna-s, ku do të qëndrojë së paku një vit. Më pas, Xhemaili pritet ta lë Serie A për t’iu bashkuar skuadrës kanadeze Montreal në kampionatin amerikan të futbollit, MLS.

FC Bologna dhe FC Montreal kanë pronarë të njëjtë, Joey Saputo (52-vjeçar), që mundëson në lehtësimin e ndryshimit të klubit për shqiptaro-zviceranin.

“Tani do fluturoj për Stamboll dhe do të bisedoj me klubin e Galatasarayt, ku kontrata vlen deri në 2017”, ka thënë Xhemaili për ‘Blick’.