Sport

Xhemaili po impresionon amerikanët

Blerim Xhemaili prej kur ka ardhur në Montreal ka shënuar tre gola dhe ka bërë shtatë asistime. Goli i fundit është zgjedhur më i miri i javës në kampionatin amerikan

Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili u transferua nga Bologna në Montreal Impact, dhe i ka impresionuar të gjithë deri më tani, shkruajnë mediat amerikane, përcjell albinfo.ch.

Xhemaili me gola dhe asistime ka bërë që të jetë njëri ndër më të mirët në skuadrën kanadeze, që garon në kampionatin amerikan.

Por, jo vetëm bashkëlojtarët e trajneri janë të mahnitur me Xhemailin, por edhe kundërshtarët.

Goli i fundit i Xhemailit kundër DC United në fitoren 2:0 është zgjedhur si më i miri në kampionatin amerikan.

Xhemaili prej kur ka ardhur në Montreal ka shënuar tre gola dhe ka bërë shtatë asistime.