Sport

Xhemaili po shkëlqen në Amerikë

Blerim Xhemaili ka shënuar një gol e ka bërë një asistim për Montreal Impact, që përfundoi 3:3 kundër Orlando City

Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili si është transferuar në Amerikë, ka dëshmuar për cilësitë e tij, shkruan albinfo.ch.

Ai po shënon gola e po bën asistime në kampionatin amerikan, derisa ishte njëri nga lojtarët kyç në barazimin e skuadrës së tij, Montreal Impact kundër Olrando City, që përfundoi 3:3.

Xhemaili realizoi në minutën e 16-të, me një gjuajtje të fuqishme brenda zonës, kurse asistoi në pjesën e dytë për epërsinë e përkohshme 2:1. Ndeshja përfundoi 3:3.

Xhemaili ka shënuar dy gola e dy asistime në Kampionatin amerikan, prej kur është transferuar nga Bologna.

https://www.youtube.com/watch?v=Yr5RYxsuZ2g