Sport

Xhemaili rikthehet te Bologna

Sipas mediave italiane ai do të bartë numrin 7, kurse rikthehet pas një aventure të shkurtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës te skuadra Montreal Impact

Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili, edhe zyrtarisht është rikthyer te skuadra e Bologna-s në Itali, shkruan albinfo.ch.

Sipas mediave italiane ai do të bartë numrin 7, kurse rikthehet pas një aventure të shkurtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës te skuadra Montreal Impact.

Ka qenë vetë Xhemaili i cili ka kërkuar me ngulm që të rikthehet në Itali, në mënyrë që të jetë në formë të mirë për Kampionatin Botëror, që gjatë kësaj vere, do të zhvillohet në Rusi.

Xhemaili është një nga mesfushorët kyç në ekipin e Zvicrës, dhe pritet të ndihmojë këtë Përfaqësuese në Botëror.

Ai kishte shkëlqyer te Bologna sezonin e kaluar, derisa nuk e kishte shumë të vështirë të kthehej në Itali, pasi skuadra italiane dhe ajo kanadeze kanë presidentin e njëjtë.