Sport

Xhemaili, sërish në formacionin e javës në Amerikë

Pas javës së kaluar, Xhemaili sërish ka hyrë në formacionin më të mirë në kampionatin amerikan, duke dëshmuar se për çfarë lojtari bëhet fjalë

Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili po i mahnitë edhe në Amerikë me aftësitë e tij, shkruan albinfo.ch.

Pas javës së kaluar, Xhemaili sërish ka hyrë në formacionin më të mirë në kampionatin amerikan, duke dëshmuar se për çfarë lojtari bëhet fjalë.

Në formacionin më të mirë ndodhet edhe ylli spanjoll, David Villa, kurse nuk mund të mungonte edhe ylli shqiptar, i cili luan për Zvicrën.

Xhemaili u transferua nga Bologna gjatë kësaj vere, megjithatë ka lënë gjurmë menjëherë në skuadrën e tij kanadeze, Montreal Impact, me super paraqitje, duke shënuar gola e bërë asistime.