Sport

Xhemaili shënoi në fitoren e Napolit

Futbollisti shqiptar që luan për Napolin në Serie A të Italisë, Blerim Xhemaili ka shënuar golin e tretë në ndeshjen të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat 4:2 kundër US Lecce. Ky ka qenë goli i parë që Xhemaili ka shënuar që kur luan për skuadrën e Italisë së jugut.

Ndërsa në gjithë angazhimin e tij në serie A, është ky goli i dytë  i tij, pasi që në sezonin 2010-2011 ai kishte shënuar edhe një gol për klubin futbollistik Parma.

Napoli me këtë fitore ndodhet në vendin e pestë të tabelës së Serie A.