E-Diaspora

Xhemaili shkëlqen në fitoren kundër Parmës

Në këtë javë Valon Behrami për shkak të një dënimi nuk ka mundur të luajë ndërsa Xhemaili ka shkëlqyer gjatë gjithë lojës

 

Në javën e 22-të të kamionatit italian Serie A, skuadra Napoli e Blerim Xhemailit dhe Valon Behramit ka fituar me rezultatin 2:1, si mysafire kundër Parmës. Me këtë fitore, klubi nga jugu i Italisë e ka ngushtuar diferencën nga kamioni aktual Juventusi, në vetëm 3 pikë. Golin e parë, në minutën e njëzetë për Napolin e ka shënuar  lojtari sllovak, Hansik, por merita për përgatitjen e golit ka qenë e lojtarit shqiptar.

“Ashtu si ia ka pasuar Blerim  Xhemaili topin, Hansik-ut i është dashur që vetëm ta shtyjë pak atë për në portë”, shrkuajnë mediet zvicerane

Në këtë javë Valon Behrami për shkak të një dënimi nuk ka mundur të luajë ndërsa Xhemaili ka shkëlqyer gjatë gjithë lojës dhe sidomos me golin e përgatitur. Në ndeshje ka luajtur edhe lojtari tjetër zviceran, Gökhan Inler.